Shoqata “Together for Life”, trajnim për plotësimin e anketimeve në kopshte!

Në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”  i cili po zbatohet nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e “Lëviz Albania” dhe financim nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, do të zhvillohet një anketim me prindërit e 43 kopshteve të Tiranës. Qëllimi i këtij anketimi është të sjellë perceptimin e kënaqësisë së prindërve lidhur me kushtet fizike, infrastrukturore, të sigurisë, higjienës dhe popullimit të 43 kopshteve publike të Tiranës.

Anketuesit e kontraktuar nga shoqata “Together for Life”, morrën pjesë në trajnimin 1- ditor, i cili u realizua pranë zyrave të shoqatës.

Viktor Kasapi, specialst në përgatitjen e pyetësorëve,  sqaroi për intervistuesit hapat që duhet të ndiqen në mënyrë që plotësimi i tyre të rezultojë i suksesshëm dhe përpunuesit të kënë mundësi të nxjerrin të dhëna të sakta. “Personat që do të intervistohen duhet të përzgjidhen në mënyrë rastësore në periudhën kur vijnë për të marrë fëmijën e tyre nga kopshti. Secili nga ju duhet të ketë parasysh se informacioni nga biseda që do të zhvillohet duhet të mbetet tërësisht kofidencial dhe anonim, gjithashtu iseda më prindërit duhet të zhvillohet jashtë klasave, larg pranisë së edukatoreve në mënyrë që përgjigjet e prindërve të mos jenë të ndikuara. ”, tha Kasapi.

Pjesëmarrësit ngritën pyetjet e tyre lidhur me paqartësitë që mund të hasnin gjatë rrugës, të cilat u diskutuan së bashku me specialistin e fushës në minutat në vazhdim. Gjithsej do të plotësohen 1300 pyetësorë, 30 të tillë në çdo kopsht./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë