Kryefaqja Box 2 Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju...

Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Marsida Bregasi

Infeksionet sinusite janë shumë të përhapura. Në këtë postim do ju paraqesim disa metoda natyrale për trajtimin e tyre në kushte shtëpiake.

Përdorni çajra bimore: Çajrat e ngrohtë me barishte anti-inflamatore si sherebela ose kamomili funksionojnë mirë për inflamacionin e sinuseve paranazale.

Udhëzime:

Pini të paktën 2.5 litra çaj në ditë.

Avull me sherebelë ose kamomil: përdorni avull me çaj kamomili, sherebele, kripëra ose vajra esencialë (eukalipt, trumzë ose mente). Avulli liron mukozën e mbërthyer në sinuset dhe njom mukozën e hundës.

Udhëzime:

Hidhni 1-2 litra ujë të nxehtë në një tas dhe shtoni disa qese çaji ose 1-2 pika vaj esencial (1 pikë për 1 litër ujë).

Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe përkuluni mbi tas – në fillim jo shumë afër se rrezikoni të përvëloheni!

Thithni avullin për rreth 10 minuta.

Mbështjellja e këmbëve (kompresa): Për të ulur temperaturën të sinusit, kompresat janë të përshtatshme si mbështetje për mjekimin antipiretik. Megjithatë, për shkak se ethet ndihmojnë në largimin e patogjenëve të sinusitit, ky ilaç shtëpiak duhet të përdoret vetëm nëse temperatura e trupit është mbi 38,5 °C.

Udhëzime:

Sigurohuni që këmbët dhe pulpat tuaja të jenë të ngrohta dhe të kenë qarkullim të mirë të gjakut.

Merrni 2 peceta të mëdha pambuku dhe zhytni në ujë të ftohtë. Shtrydheni lehtë.

Më pas mbështillni pulpat dhe këmbët me peshqirë dhe shtrihuni në shtrat ose në divan duke mbuluar vetem pjesën e sipërme të trupit.

Vendoseni përsëri mbështjelljet në ujë të ftohtë çdo minutë dhe përsëriteni këtë proces 10-15 herë në total.

Kompresa të ngrohta me ujë limoni: Kompresat me ujë të ngrohtë me limon kanë efekt në lehtësimin e infeksioneve sinusite

Udhëzime:

Shtoni lëngun e një limoni në ¼ litër ujë të ngrohtë.

Vendoseni një pecet në ujë.

Vendoseni në zonat që ju dhëmbin derisa peceta të ftohet./ Burimi: https://www.chronische-sinusitis.com/sinusitis-hausmittel/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here