Shpallen të kundërligjshme zgjedhjet për Urdhrin e Mjekut

Denisa Canameti

Anulohen zgjedhjet e mbajtura për Urdhrin e Mjekut. Sipas agjencisë së lajmeve “Balkanëeb”, vendimi është marrë nga Gjykata Administrative pas padisë së bërë nga njëra prej konkurrenteve. Valbona Doci, Urdhri i mjekut zgjedhjetdrejtoresha e qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka depozituar padinë për zgjedhjet e organizuara më 17 prill.

Doci ka pretenduar se zgjedhjet kanë pasur shumë shkelje proceduriale që bien ndesh me ligjin për Urdhrin e Mjekut. Vendimi i dhënë më 15 tetor shpjegon se “zgjedhjet për Urdhrin e Mjekut nuk janë të ligjshme, pasi Këshilli Kombëtar si organ kompetent për zgjedhjen e kreut të urdhrit, nuk është konstituuar sipas ligjit”.

Pas daljes së këtij vendimi, gazeta “Shëndet+” është përpjekur të marrë një prononcim nga kreu aktual i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, si dhe nga kreu i mëparshëm, Dine Abazaj, por telefonat e të dyve rezultojnë të fikur.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak