Shpenzimi i kotë i ushqimit, gjendja është më keq se sa mendojmë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vlerësimet e zakonshme të ushqimit të humbur (të çuar dëm) në të gjithë botën janë shumë të ulëta, sipas disa studiuesve nga Danimarka. Ata sugjerojnë se çdo person çon dëm deri në 500 kalori nga ushqimet në ditë.

Nëse nuk do të kishim shpenzim të kotë të ushqimit, mund të ushqeheshin 5 njerëz në vend të 4 të tillëve.

Studimi zbuloi se shpenzimi i kotë i ushqimit rritet me rritjen e parave në xhepat tanë, duke arritur dyfishin e niveleve që mendonim më parë.

Reduktimi i humbjes së ushqimit është një nga sfidat kyç në luftimin e ndryshimeve klimatike. Ushqimi i shpenzuar kot përbën rreth 10% të të gjithë emetimeve të gazrave serë, sipas BE.

Kështu, reduktimi i ushqimit të humbur, jo vetëm që është diçka pozitive për konsumatorët por edhe për vetë planetin. Studiuesit e analizuan në detaje çështjen e shpenzimit të ushqimit, duke përdorur të dhëna nga FAO, Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Humbja e ushqimit është më shumë problem i vëndeve më të pasura, por po rritet shpejt edhe në vendet më të varfra. Me ushqimet që këmi momentalisht në guzhinat tona mund të ushqejmë pesë persona në vend të katër, nëse nuk shpenzijmë ushqim pa kriter.

Ndryshimi i sjelljes

Studiuesit këshilluan disa zgjidhje të thjeshta për të reduktuar humbjen e ushqimit, si për shembull reduktimi i madhësisë së porcioneve.

Një ndryshim tjetër mund të jetë inkurajimi i blerësve që të blejnë “mjaftueshëm” ushqim dhe jo me tepricë, me mendimin se mund të blesh më shumë nëse lind nevoja. Dhe ushqimi duhet të vlerësohet më shumë në shoqërinë në përgjithësi.

Studimi, i publikuar në revistën “Plos One”, nuk përfshinte humbjen e ushqimit gjatë procesit të prodhimit, para se të arrijë te konsumatori.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha