Shpëtim Gjika, në reanimacion në Spitalin Amerikan

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, për shkak të komplikacioneve me shëndetin po trajtohet me kurim më të specializuar në Spitalin Amerikan në Tiranë.

spitali amerikan 1“Duke qenë se ne mendojmë që bëhet fjalë për sëmundje të zemrës, minimumi 72 orë ai do të vëzhgohet. Sipas parametrave, sipas gjendjes së tij të përgjithshme, do të vendosim për momentin më të përshtatshëm për kryerjen e koronarografisë”, deklaroi mjeku kardiolog, Bekim Jata.

Komplikacionet shëndetësore të Gjikës menjëherë pas arrestimit të tij i konfirmuan më herët edhe mjekët e Spitalit të Vlorës.

“Mund të jetë edhe një stres i tepruar që ka krijuar një krizë hiperintensive që është shoqëruar me këtë gjendje të tijën”, sqaron mjeku Jata.

Shoqërimi i Gjikëss drejt kryeqytetit u krye në mesditë me forcat e policisë rajonale si edhe nën praninë e mbështetësve të kryebashkiakut, të cilët i kanë qendruar përgjatë natës në spital.

Kryebashkiaku Gjika u arrestua mesditën e së premtes në banesën e tij në Vlorë pas një akuze të Prokurorisë mbi shpërdorimin e detyrës për dhënien e një lejeje ndërtimi për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim