Shpëton paq mjeku, shkëputet tavani në godinën e inauguruar

Një mjek ka shpëtuar për mrekulli pas shkëputjes së tavanit mbi kokën e tij.

Godina e QSUT-së ka qenë e inauguruar rishtazi. Bëhet fjalë për godinën e Specialiteteve të Brendshme, ku vjet u inauguruan sallat e Kirurgjisë. Në të njëjtën godinë gjendet edhe Laboratori i QSUT-së.

Gazetarja Lindita Çela me anë të një postimi në Facebook sjell detajet:

“Në sistemin tonë të shëndetësisë, në përshtatje të agjendës së qeverisë, kemi burgosur mjekë, infermierë e kemi shfryrë gjithë urrejtjen tonë edhe ndaj pastruesve. Ama, qeveria apo strukturat e posaçme, kurrë nuk kanë hetuar apo arrestuar askënd për pune jashte cdo standardi në godinat spitalore. Ky mjek ishte me fat sot, pasi për pak minuta shpëtoi që mos t’i binte tavani mbi kokë. Edhe një gjë. Godina u inagurua në dimër si një nga premtimet e rradhës të mbajtura për “SHËNDETËSINË FALAS””, shkruan Çela.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen