Gjilpëra mund të jetë një mjet mjaft efektiv që mund të shpëtojë jetën e një pacienti në rast goditje në tru. Kjo këshillë është dhënë nga një mjek kinez, i cili rekomandon që të mbani gjithmonë një gjilpërë në shtëpi. Sipas tij, kjo është një mënyrë e mrekullueshme dhe e pazakontë për të shpëtuar një njeri nga goditja në tru. Kur dikush pëson një goditje, kapilarët e trurit nuk i funksionojnë më normalisht. Ai person ka nevojë për një ndihmë të parë emergjente. Ja disa këshilla të vlefshme:
Personi duhet të jetë i qetë. Pavarësisht vendit ku ndodhet pacientin nuk duhet ta lëvizni, sepse në të kundërt kapilarët e gjakut do t’i plasin dhe do t’i shkaktojnë gjakderdhje në tru. Në këto raste merrni një gjilpërë dhe bëjini një shpim të lehtë pacientit në të gjithë gishtat. Kur të dhjetë gishtërinjtë të fillojnë të rrjedhin gjak, do të shihni që pacienti do të fillojë të reagojë. Nëse goja e viktimës është shtrembëruar, masazhoni veshët e pacientit derisa ato të marrin ngjyrë të kuqe. Kjo do të tregojë se qarkullimi i gjakut po fillon të normalizohet.
Normalisht që këto mënyra janë thjesht ndihma e parë, pas këtyre metodave dhe pasi pacienti të normalizohet disi, ju duhet ta çoni patjetër në spital në mënyrë që të ketë përkujdesjen e nevojshme dhe të mos rrezikojë jetën.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: natureandhealthy


