Shqipëri/ 801 raste të reja me COVID-19 dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

801 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 15 persona kanë ndërruar jetë.

“Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 1058
Të shtruar në spitale 558
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3842

Testime totale 420,818
Raste pozitive 94,651
Raste të shëruara 58,794
Raste Aktive 34,275
Humbje jete 1,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20674
Fier 2894
Vlorë 1746
Durrës 1713
Shkodër 1474
Elbasan 1201
Lezhë 1046
Korçë 993
Berat 981
Gjirokastër 829
Kukës 406
Dibër 318

 

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën