Shqipëria 2017, ulen lindjet, shtohen vdekjet

Blertina Koka

Numri i lindjeve në Shqipëri pësoi një rënie tjetër gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, duke shënuar një ulje me 20.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Ndërsa numri i lindjeve ka ardhur në rënie të vazhdueshme, numri i vdekjeve vazhdon të rritet duke sjellë plakjen e popullsisë shqiptare.

Sipas INSTAT, shtesa natyrore e popullsisë, e llogaritur si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 4,67 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Lindjet në rënie

Sipas Instat, të gjitha qarqet e vendit kanë pësuar rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2017, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve, gjatë kësaj periudhe, e paraqet qarku i Gjirokastrës me 42,3 % dhe qarku i Vlorës me 32,6 %.

INSTAT vlerëson se numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 112 lindje, me një rënie prej 42,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.271 lindje, të cilat shënojnë rënie me 18,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

 

Vdekjet në rritje

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.203 vdekje, me një rritje prej 7,8 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 118 vdekje, me një rritje prej 20,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2016, është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 9,2 %. Në tremujorin e tretë 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Vlorës me 4,5 %, qarku i Lezhës me 4,3 %, qarku i Durrësit me 3,7 % dhe qarku i Korçës me 2,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni