Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë planin e ri të bashkëpunimit në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë nënshkruajnë Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2015 – 2018, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës zyrtare që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi në këtë kuadër më 2-3 nëntor në Zagreb, me ftesë të homologut kroat, Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Siniša Varga, DMD.

Plani i ri i bashkëpunimit dypalësh do të përqendrohet në aspekte të ndryshme me interes reciprok të kujdesit shëndetësor në vendet përkatëse. Për Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare, aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit janë ato që lidhen me prioritetet në zbatimin e Programit të Qeverisë, ku midis të tjerash, theks të veçantë do të kenë: funksionimi i kujdesit shëndetësor parësor dhe marrëdhëniet e tij me qeverisjen vendore; shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore; reforma në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore; si dhe shëndetësia elektronike.

shqiperi kroaciGjithashtu, bashkëpunimi dyplaësh do të shtrihet edhe në fushat e tjera të kujdesit shëndetësor, si edukimi dhe kërkimi shëndetësor; dërgimi i pacientëve shqiptarë në Kroaci për shërbim të specializuar të rasteve të veçanta; format e shkëmbimit të informacionit mbi programet shëndetësore; shkëmbimi i publikimeve dhe literaturës edukative në shëndetësi; shkëmbimi i ekspertëve dhe grupeve të studimit; programet afat-shkurtra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në tubime shkencore dhe në projektet e ndërmarra; zbatimi i trajnimeve të specializuara për punëtorët shëndetësorë, e bursistë nga Shqipëria në Kroaci.

Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Ministri Beqaj pati takime edhe në Agjencinë Kombëtare Kroate për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Mjekësore, HALMED, ku mori angazhimin e përfaqësuesve të këtij institucioni për të mbështetur modernizimin e Agjencisë Kombëtare shqiptare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe për të realizuar si analiza të barnave, por edhe për të ofruar prezencë të ekspertëve GMP kroatë në licencimin e linjave të prodhimit të barnave në Shqipëri.

Pjesë e rëndësishme e bisedimeve me HALMED-in, ishte edhe angazhimi reciprok për të shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në kuadrin e programeve të binjakëzimit në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kreu i shëndetësisë shqiptare zhvilloi një takim me drejtues të Qendrës Shëndetësore të Zagrebit, ku u njoh me mënyrën e organizimit, të financimit, sistemit të referimit, marrëdhënies me pushtetin vendor dhe përdorimin e shëndetësisë elektronike.

Vizita e Ministrit Beqaj u përmbyll me takimin në Institutin Kroat të Urgjencës Mjekësore, ku u njoh me përvojën e suksesshme kroate në ngritjen e një sistemi efiçent të urgjencës mjekësore; me kriteret e përdorura në përcaktimin e vendodhjes në territor të qendrave të autoambulancave; standardet profesionale të personelit mjekësor, autoambulancave dhe pajisjeve mjekësore në to; si dhe të sistemeve të komandës dhe të kontrollit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak