Shqipëria është pjesë e studimit klinik ndërkombëtar të OBSH-së

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e studimit klinik ndërkombëtar përsa i përket trajtimit të Covid-19.

“Për trajtimin e pacientëve me COVID-19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, ‘solidarity trial’, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha Manastirliu.

Referuar njoftimit të OBSH-së, nisma “Solidariteti” është një provë klinike ndërkombëtare për të ndihmuar për gjetjen e një trajtimi efektiv për Covid-19 dhe do të krahasojë katër mundësi trajtimi.

Duke regjistuar pacientë në shumë vende, ky studim synon të zbulojë me shpejtësi nëse ndonjë prej medikamenteve përmirëson sëmundjen. Gjatë hulumtimit mund të shtohen edhe ilaçe të tjera.

Përderisa nuk ka prova të sigurta, OBSH këshillon që askush të mos japë receta ose të mos vetë-trajtohet me medikamente të ndryshme.

Postime të ngjashme

A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim