Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës për menaxhimin e situatës

Shqipëria është nën kërcënimin e pandemisë, ku deri më sot janë konfirmuar 146 raste, pesë prej të cilave rezultuan fatale për jetën.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se shteti shqiptar i ka kërkuar ndihmë për mjekë Kinës për menaxhimin e situatës.

“Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë”, tha Rakacolli.

Gjithashtu ajo theksoi se ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani”, tha Rakacolli.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal