Shqipëria ka vdekshmëri të lartë foshnjore, shkak mungesa e mjekëve

Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por treguesi i vdekshmërisë foshnjore mbetet i lartë.

Vdekshmëria neonatale është vdekja e të porsalindurit, brenda 28  ditëve pas lindjes. Kjo ndodh kryesisht për shkak të mungesës së kujdesit bazë mjekësor gjatë shtatzënisë ose pas lindjes.

Mjekët pohojnë se Shqipëria ka vdekshmëri të lartë foshnjore për shkak të mungesës së mjekëve neonatalë.

  • Norma aktuale e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2025 është 6.885 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.42% nga viti 2024.
  • Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2024 ishte 7.056 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.37% nga viti 2023.
  • Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2023 ishte 7.227 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.17% nga viti 2022.
  • Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për Shqipërinë në vitin 2022 ishte 7.387 vdekje për 1000 lindje të gjalla, një rënie prej 2.12% nga viti 2021. http://http://https://www.macrotrends.net/global-metrics/countries/ALB/albania/infant-mortality-rate

Edhe pse ka përmirësime, krahasuar me vendet e rajonit qëndron në krye. 

Shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën
perinatale” me 49,3%, “Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut” me 20,1% dhe “Anomalitë kongjenitale” me 9,7% të vdekjeve të regjistruara.

Neonatologjia është një degë e pediatrisë që merret me shëndetin e foshnjave në 28 ditët epara të jetës. Duke pasur një fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e foshnjës,pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim.

Ata e shohin më mirë të punojnë si pediatër të përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemetshëndetësore të fëmijëve deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët që duhet të specifikohenpër foshnjat një muajshe.

Gjithnjë e më pak mjekë të rinj zgjedhin këtë profesion, ndërkohë që kërkesat për shëndetin efoshnjave në ditët e para të jetës janë në rritje. Pothuajse të gjitha spitalet rajonale nuk kanë një neonatolog, por vetëm një mjek obstetër.

Në nivel global, 2.3 milionë fëmijë vdiqën në 28 ditët e para të jetës në vitin 2022. Ka afërsisht 6500 vdekje të porsalindurve çdo ditë, që përbën 47% të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç raporton Who.

Bota ka bërë përparim të konsiderueshëm në mbijetesën e fëmijëve që nga viti 1990. Globalisht, numri i vdekjeve neonatale ra nga 5,0 milionë në 1990 në 2,3 milionë në 2022. Megjithatë, rënia e vdekshmërisë neonatale nga viti 1990 në 2022 ka qenë më e ngadaltë se ajo e vdekjeve pas-neonatale nën-55.

Shumica e vdekjeve neonatale (75%) ndodhin gjatë javës së parë të jetës dhe rreth 1 milion të porsalindur vdesin brenda 24 orëve të para. Ndër neonatët, shkaqet kryesore të vdekjes përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet e lindjes (asfiksia/trauma e lindjes), infeksionet neonatale dhe anomalitë kongjenitale, të cilat së bashku përbëjnë pothuajse 4 në çdo 10 vdekje te fëmijët nën 5 vjeç.

Vlen të përmendet se megjithëse normat për shkaqet kryesore të vdekjeve neonatale kanë rënë globalisht që nga viti 2000, ato përbënin të njëjtin proporcion të vdekjeve nën 5 vjeç – 4 në 10 – në 2000 dhe 2022. Aksesi dhe disponueshmëria e kujdesit shëndetësor cilësor vazhdon të jetë çështje jete ose vdekjeje për nënat dhe të porsalindurit globalisht./shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës