Shqipëria marrëveshje me Greqinë për trajtimin e fëmijëve me leucemi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi, ku u prit nga homologu grek z. Andreas Ksanthos. Dy Ministrat e Shëndetësisë firmosën në Athinë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Me këtë memorandum bashkëpunimi hedhim një hap përpara për forcimin e ndërveprimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Më konkretisht, për shkëmbimin e përvojave në fushën e onkologjisë për fëmijët, për menaxhimit spitalor, për trajnimin e personelit shëndetësor dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në kuadër të projekteve rajonale në fushën e shëndetësisë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

“Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memorandum bashkëpunimi është një urë lidhëse për të intensikuar bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Greqisë, z. Andreas Ksanthos.

Takimi u zhvillua në spitalin Aghia Soa të fondacionit “Elpida – Marianna V. Vardinoyanis”, ku u firmos një marrëveshje e rëndësishme për trajtimin e fëmijëve shqiptarë të diagnostikuar me leuçemi dhe tumore malinje, përmes binjakëzimit të spitalit Anghia Soa dhe QSUT.

“Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar”, tha Ministrja Manastirliu.

Presidentja e Fondacionit Elpida znj. Marianna V.Vardinoyanis garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Soa në Athinë. “Me këtë marrëveshje hapin një erë të re bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka një shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transplant të palcës”, u shpreh presidentja e Fondacionit “Marianna V. Vardinoyanis”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak