Shqipëria në dimër të vështirë/ Delta, Omicron dhe gripi stinor qarkullon në të njëjtën kohë

Delta, Omicron dhe gripi në qarkullim do të bëjnë që Shqipëria të kalojë një dimër të vështirë, por jo vetëm. Omicron është përhapur tanimë në 89 vende në botë. Autoritete tona shëndetësorë vijojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, pasi ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht prania e këtij mutacioni në Shqipëri gjasat janë se mund të ketë hyrë përsa kohë qarkullojnë në shtete fqinje me ne.

Aktualisht konsiderohet një situatë në kontroll përsa i përket shifrave që raportohen. Por përveç coronavirusit edhe gripi shfaq komplikacione madje edhe humbje jete ,ndaj Janari parashikohet se do të krijojë mbingarkesë nëpër spitale në shumë shtete ka paralajmëruar OBSH.

Në Shqipëri nuk respektohen masat mbrojtëse ,ndërkohë që neglizhohet të kryhet edhe testi i cili ndan simptomat e një gripi nga ato të covid për të cilin qytetarët duhet të vetizolohen kur rezultojnë pozitiv.

Por kjo ndodh me shumë vonesë duke lejuar të inefktohen edhe të tjerë.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit