Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e gjedhit, AKU merr masa për parandalim

semundja e Gjedhit

Përhapja e sëmundjes së gjedhit, që ka prekur gjithë vendet e rajonit, ka vënë në alarm edhe shërbimin veterinar në vendin tonë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje, që ka prekur deri tani disa vende fqinje, si Kosovë, Maqedoni, Greqi, Bullgari etj.

Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, ka dhënë urdhër që të ndalohet importi dhe tranzitimi i kafshëve të gjalla gjedh të prekura me sëmundjen Dermatoza Nodulare e Gjedhit (LSD), si dhe ndalimin e importit nga Kosova, Serbia, Greqia e Bullgaria në territorin e vendit tonë, të spermës së kafshëve të llojit gjedh, që preken nga sëmundja ne fjalë.

Ministri urdhëron gjithashtu ndalimin e lëvizjes së kafshëve të llojit gjedh, dhen dhe dhi nga fermat në drejtim të tregjeve, thertoreve dhe nga ferma në fermë, si dhe raportimin çdo ditë, për monitorimin dhe kontrollet e kryera në fermat e gjedhit në lidhje me sëmundjen e LSD.

“Çdo kafshë e llojit gjedh që do të lëvizë në kundërshtim me këtë urdhër, do të sekuestrohet në zbatim të ligjit”, thuhet në urdhrin e z. Panariti.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duhet të informojë rregullisht, brenda 24 orëve për të gjitha produktet me origjinë nga gjedhët që vijnë nga Kosova, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të cilat janë të shoqëruara me kopje të certifikatës veterinare, që garanton se ato kanë kaluar trajtim të siguron shkatërrimin e virusit të Lumpy Skin Disease”, thuhet më tej në urdhrin e ministrit të Bujqësisë.

“Lumpy Skin Disease” është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Kjo sëmundje  ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë, ndërsa sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Urdhrin e Ministrit mund ta lexoni këtu.

LSD

LSD 2

 

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën