“Shqiptarë, vaksinohuni!” Nisma e radios së parë shqiptare në Britani

Procesi i vaksinimit anti-Covid ka përfshirë një pjesë të mirë të shteteve, ku prej vitesh punojnë e jetojnë shqiptarë.

Por është shumë e rëndësishme që në këtë moment, për komunitetin shqipfolës që jetojnë përtej kufijve të ketë një vëmendje të shtuar të autoriteteve për t’i ndihmuar në procesin e vaksinimit e pse jo për tu dhënë e këshillat e nevojshme se si ata të bëhen pjesë e tij, e për më tepër pse duhet të vaksinohesh.

Tashmë edhe nga shifrat që raportohen çdo vit, në Britaninë e Madhe, janë me mijëra shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e aty. Kujtojmë se Britania e Madhe ka regjistruar në total më shumë se 127,000 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë në Evropë.

Ndaj duke qenë në këtë situatë, për shqiptarët që jetojnë në Britani,  stafi i  radios “Voice of Albania” në Britani ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, duke i drejtuar disa thirrje komunitetit shqipfolës që të vaksinohet.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, drejtuesja e radios “Voice of Albania” në Britani, Eda Berisha rrëfeu si u ndërmor kjo nismë.

“Disa javë përpara, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock bëri një thirrje në radio për të gjithë komunitetet, sidomos për ato të Ballkanit e Europës Lindore dhe organizatat që drejtonin këto komunitete, të arrinin në formonin një lloj fushate për të sensibilizuar komunitetet e tyre mbi marrjen e vaksinimit.

Ai kishte parë një hezitim të madh nga këto komunitete në lidhje me vaksinimin dhe jo vetëm ai, por i gjithë stafi. Këto komunitete nuk shkonin pas thirrjes, pas mesazheve të marra nga mjekët për t’u vaksinuar.

Prandaj erdhi kjo ide, sapo e dëgjuan në radio dhe ne menduam si staf ta bënim si fushatë. Ne kemi zgjedhur individë dhe personazhe që janë të njohur për komunitetin shqiptar. Janë avokatë, mjekë, aktorë, infermierë, këngëtarë që kanë një impakt të drejtpërdrejt në komunitetin shqipfolës në Britani”, tha Eda Berisha.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet