Shqiptarët më punëtorë, në Dibër e Korçë

Papunësia në Shqipëri është ulur, në 3 mujorin e dytë të 2018, shifrat e punësimit kanë pasur një ndryshim në qytetet shqiptare.

Papunësia është në rënie në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se dibranët dhe korçarët janë më punëtorët. Ndërkohë që në qytete si Vlora, Lezha dhe Durrësi papunësia është më e lartë, si dhe në Tiranë ku bizneset janë të shumta rezulton e njëjta situatë.

Megjithatë, shifrat përshtaten edhe me veçoritë e njerëzve sipas zonave të caktuara, tregojnë sociologët.

“Tirana lakmohet nga të gjithë të rinjtë e Republikës dhe fatkeqësisht tregu i punësimit, është shpërpjestimuar. Jo të gjithë shqiptarët mund të punojnë e të jetojnë në tiranë… çdo vit mendohet se vijnë në tiranë rreth 70 mijë persona”, shprehet Zyhdi Dervishi- Sociolog.

Vlora kryeson listën e rritjes së papunësisë me 23.5%.

“Vlonjatët janë ndoshta shumë më të dhënë pas luftës se pas punës. Është një grup popullsie shumë interesant, që lakmojnë shumë… duan t’i arrijnë gjërat shpejt, dhe këta njerëz nuk janë të pritur t’i nënshtrohen një rutine pune të përditshme, thotë Dervishi.

Nga ana tjetër, profesor Zyhdi Dervishi ka një shpjegim pse dibranët dhe korçarët janë më punëtorët.

“Dibranët dhe korçarët kanë rrahur më shumë emigracionin të paktën dy shekujt e fundit… Puna në emigracion i ka kultivuar më shumë ndjenjën e punës si dhe atë për të kërkuar punë”, shprehet sociologu.

Por jo të gjithë njerëzit nga qytetet e përmendura mund të përgjithësohen. 46-vjeçari, Dashamiri nga Fushë Kruja me dëshirën për të punuar, e ka gjetur mundësinë në një nga qoshet e kryeqytetit./Top Channel

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë