Shtatë ushqimet që NUK duhet të konsumoni para gjumit

Alkooli

Alkooli s’e lejon trupin ta mbajë ushqimin aty ku duhet pasi ndikon në valvulën që lidh stomakun me ezofagun. Me fjalë të tjera është njësoj sikur ne vetë të dëshirojmë të vuajmë nga urthi.

kakaoPijet e gazuara

Nuk ka asgjë më acide dhe dëmet që shkakton janë të mëdha, pa përmendur presionin e ushtruar në stomak nga gazi.

Çokollata

Duhen evituar sidomos ushqimet e pasura me yndyrna, kafeinë e teobrominë, që favorizojnë prodhimin e acidit në stomak dhe vonojnë tretjen.

Djathrat

Si të gjithë ushqimet me yndyrë, duhet evituar. Por nëse nuk i shpëtoni dot tundimit, do të ishte më mirë të preferonit djath kaçkavall, që ndikon më pak në stomak.

Frutat e thata

Kur bëhet fjalë për problemet e stomakut, nuk ekzistojnë yndyrnat e mira dhe as ato të pangopura, që në fakt ndodhen me shumicë te frutat e thata. Për të bërë një listë, është mirë të evitohen arrat, lajthitë, kikirikët, ndërsa fistiqet dhe bajamet nuk janë aq keq.

Agrumet

Aciditeti i tepërt në këto fruta i bën që të jenë zgjedhja më e keqe për natën, sidomos kur janë lëngje të shtrydhura.

Kafja

Në këtë rast rreziku qëndron tek kafeina që rrit aciditetin në stomak. Ndoshta është mirë të zgjidhni një kafe pa kafeinë, që ka nivele më të ulëta aciditeti.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe