Shteti nuk ka as film dhe as banjë

qsutDoja të denoncoja një rast që më ndodhi sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Im atë kishte marrë të gjitha dokumentet që i duheshin nga mjeku i lagjes, si dhe rekomandimet dhe erdhi të bëjë një konsultë në spital. Mjeku përgjegjës, pasi lexoi letrat, i kërkoi të bëjë edhe një EKO për siguri dhe më pas t’i jepte përgjigjen e duhur lidhur me problemin që kishte. Në mbërritjen tek vendi ku bëhej EKO-ja (gjithnjë në spitalin “Nënë Tereza”), fjala e parë e personit me bluzë të bardhë ishte se EKO-ja bëhej me pagesë, pavarësisht faktit se ishte me rekomandim nga mjeku dhe se personi që do merrte shërbimin, ishte pensionist. Në derë shkruhej: EKO me film – 1500L / Eko pa film 1000L. Duke qenë se mjeku e kishte kërkuar me film EKO-n, shkuam te sporteli për të paguar 1500L që ishte fatura. Por, “bluza e bardhë” u afrua dhe i tha sportelistes: “Shkruaje pa film, se nuk ka filma shteti”. Pyetjes nëse tim eti shërbimi do t’i ofrohej siç duhej, i erdhi përgjigjja “sigurisht”.

Ndërsa prisja pas dere shoh tim atë që del ende pa mbaruar mirë. I duhej të urinonte, sepse kështu i ishte kërkuar nga specialisti përkatës, me shprehjen: “Ik bëje në ndonjë cep aty përpara, se s’ka banjë!” Dhe im atë nuk kishte ku të shkonte e gjithë siklet iu drejtua cepit të spitalit, me kurriz nga rruga. Kur mbaroi së bëri EKO-n më tha se 500-lekëshin e “filmit” ia kishte dhënë në dorë specialistit, shteti i të cilit nuk kishte as film dhe as banjë.

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë