Shtimi i rasteve me COVID-19, Manastirliu takon shefat e shërbimit në QSUT: Lufta s’ka përfunduar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka takuar mesditën e sotme drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’i mbështetur në luftën kundër COVID-19.

“Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.  Ndërkohë, lufta me Covid19 nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka apeluar për qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes duke zbatuar rregullat e vendosura për të mbrojtur veten, të afërmit, dhe personelin shëndetësor.

“Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale”, apeloi ministrja Manastirliu.

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë