Shtohen infeksionet respiratore! Shërbimi i pediatrisë është plot me të mitur nën 5 vjeç

Kurba e infeksioneve respiratore ka filluar rritjen.

Ulja e temperaturave gjate fundjavës ka rritur numrin e personave të prekur nga infeksionet respiratore.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë raportuar 12 mijë e 600 raste të prekur nga infeksionet respiratore në javën e 46-të, por me një trend në rritje krahasuar me javën paraardhëse.

Shërbimi i pediatrisë është i mbushur me pacientë të vegjël, ndërkohë që një numër i madh fëmijësh trajtohen në kushte ambulatore apo duke respektuar protokollin mjekësor në kushte shtëpie.

Ndërkohë tek fëmijët e vegjël ka nisur të përhapet virusi Koksaki apo siç njihet ndryshe infeksioni viral dorë-gojë-këmbë dhe varicela e fëmijëve.

Janë kryesisht fëmijë që frekuentojnë kopshte e çerdhe, ç’ka bën që të përhapen më shpejt këto sëmundje infektive tek të vegjlit.

Të dyja këto sëmundje shfaqin temperaturë të lartë dhe puçrra në lëkurë.

Mjekët këshillojnë që fëmijët të mbahen në shtëpi dhe të mos dërgohen në institucionet arsimore në mënyrë që të frenohet infektimi i fëmijëve të tjerë.

Ndërkohë që në vend po qarkullon edhe virusi i gripit dhe mjekët këshillojnë që qytetarët të nxitojnë të vaksinohen për sa kohë nuk janë prekur ende nga gripi  dhe kërkohen dy javë që nga dita e vaksinës të krijohet imuniteti ndaj virusit të gripit./TCH

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet