Shtohen me 10% rastet me kancer vetëm nga ajri i ndotur

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndotja e ajrit ka kontribuuar në shtimin e rasteve me kancer me gati 10%, tregon një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë amerikanë mendojnë se ajo shkakton 44 raste të reja për 100 mijë banore.

Studimi, i publikuar tek revista Kancer, është i pari që është fokusuar tek lidhja mes mjedisit dhe kancerit, edhe pse studime të mëparshme kanë treguar se gazrat nga makinat shkaktojnë lindje të parakohshme të bebeve.

Autorët e këtij studimi thonë se për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, 50% luan gjenetika, megjithatë, edhe mjedisi mund të dëmtojë ADN-në e njeriut, ndryshon mënyrës se si funksionojnë gjenet dhe mund të alternojë edhe hormone të rëndësishme.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e gati 2700 rretheve në të gjithë Amerikën, ku mesatarisht 451 njerëz në çdo 100 mijë banorë janë prekur nga kanceri mes viteve 2006-2010.

44 raste më shumë janë hasur në vendet më të ndotura, krahasuar me ato më të pastra, duke shënuar kështu një rritje me rreth 10%.

Ndotja nga makinat njihet si një ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive, ashtu si edhe astmë dhe sëmundje të zemrës. Megjithatë, 10 raste të reja të kancerit të prostatës për 100 mijë meshkuj i atribuohen gjithashtu ajrit të ndotur, dhe 4 raste të reja të kancerit të gjirit për çdo 100 mijë femra.

Arsyeja nuk dihet akoma, megjithatë në studim theksohet:

Ekspozimi mjedisor mund të alternojë ose intereferojë me një sërë procesesh biologjike, përfshirë prodhimin dhe funksionin e hormoneve, inflamacionin, dëmtimin e ADN-ës dhe shtypjen e gjeneve.

Studime të mëparshme kanë treguar se grimca të vogla të ndotjes së ajrit mund të imitojnë estrogjenin, hormon i cili rrit dendësinë e gjirit, duke rritur kështu rrezikun për kancer.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara