Shtohen rastet e kancerit tek moshat nën 50 vjeç me gati 80% në tre dekada – Faktorët e rrezikut

Më shumë se një milion persona  nën 50 vjeç vdesin nga kanceri në vit dhe shifra parashikohet të rritet me 21% të tjera deri në vitin 2030.

Sipas një studimi të fundit, numri i personave nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer është rritur me gati 80% në tre dekada. Rastet globale të kancerit u rritën nga 1.82 milionë në 1990 në 3.26 milionë në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri i të rriturve në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare në vit po vdesin nga kanceri, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në revistën  BMJ Oncology, thonë se dieta e varfër, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti kanë të ngjarë të jenë ndër faktorët kryesor.

“Që nga viti 1990, rastet e vjekjeve për shkak të  kancerit janë rritur ndjeshëm në nivel global,” thotë raporti. “Inkurajimi i një stili jetese të shëndetshme, duke përfshirë një dietë të pasur, mospirja e duhanit, kufizimi i alkoolit dhe aktiviteti fizik , mund të zvogëlojë përhapjen e kancerit në moshat e reja.”

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se rastet e kancerit tek të rriturit nën moshën 50 vjeç janë rritur në pjesë të ndryshme të botës gjatë dekadave të fundit. Studimi i fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Hangzhou, Kinë, ishte i pari i këtij lloji që shqyrtoi çështjen në një shkallë globale dhe faktorët e rrezikut në shfaqjen e kancerit në mosha të reja. Shumica e studimeve të mëparshme u fokusuan në dallimet rajonale dhe kombëtare. Në këtë studim global, studiuesit analizuan të dhëna nga 204 vende që mbulojnë 29 lloje të kancerit.

Ata studiuan rastet e reja, vdekjet, pasojat shëndetësore dhe faktorët e rrezikut kontribues nga mosha 14 deri në 49 vjeç për të vlerësuar ndryshimet midis viteve 1990 dhe 2019. Në vitin 2019, diagnozat e reja të kancerit tek moshat nën 50 vjeç arritën në 3.26 milionë, një rritje prej 79% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Kanceri i gjirit përbën numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve, përkatësisht 13.7 dhe 3.5 për çdo 100,000 të popullsisë globale.

Rastet e fillimit të hershëm të kancerit të fytit dhe prostatës u rritën më shpejt ndërmjet viteve 1990 dhe 2019, me ndryshime të vlerësuara në përqindje vjetore prej 2.28% dhe 2.23% respektivisht. Gjithashtu, rastet e kancerit të mëlçisë me fillimin e hershëm ranë me rreth 2.88% në vit.

Një total prej 1.06 milionë nën-50 vjeç vdiqën nga kanceri në vitin 2019, një rritje prej 27% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Pas kancerit të gjirit, numri më i lartë i vdekjeve ishte i lidhur me kancerin e fytit, mushkërive, stomakut dhe zorrëve. Rritjet më të mëdha të vdekjeve ishin te njerëzit me kancer të veshkave ose vezoreve.

Normat më të larta të kancerit në moshat e reja në vitin 2019 ishin në Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Evropën Perëndimore. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u prekën gjithashtu, dhe shkalla më e lartë e vdekjeve në mesin e moshave nën 50 vjeç ishte në Oqeani, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, kanceri i hershëm kishte një ndikim shumë më të madh te gratë sesa te burrat, për sa i përket shëndetit të dobët dhe vdekjeve.

Data science pairs with cancer research for better diagnostics, therapies -  Purdue University News

Bazuar në studimet për tre dekadat e fundit, studiuesit vlerësojnë se numri global i rasteve të reja të kancerit me fillim të hershëm dhe vdekjeve të lidhura do të rritet me 31% dhe 21% të mëtejshëm përkatësisht deri në vitin 2030, me njerëzit në të 40-tat më të rrezikuar.

Faktorët gjenetikë ka të ngjarë të kenë një rol, thanë studiuesit. Por dietat e pasura me mish të kuq dhe kripë, dietat e varfëra me fruta dhe perime, së bashku me përdorimin e alkoolit dhe duhanit, janë faktorët kryesorë të rrezikut që qëndrojnë në përhapjen e kancereve më të zakonshme tek moshat nën 50 vjeç, me pasivitetin fizik, mbipeshë dhe faktorët që kontribuojnë në sheqerin e lartë në gjak.

Dr. Claire Knight, një menaxhere e lartë e informacionit shëndetësor në Cancer Research UK, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se nuk ishte ende e qartë se çfarë po e nxiste trendin dhe kërkoi kujdes.

“Sado alarmante kjo mund të duket, kanceri është kryesisht një sëmundje e moshës më të vjetër, me shumicën e rasteve të reja të kancerit në mbarë botën që diagnostikohen tek ata të moshës 50 vjeç e lart,” tha ajo. “Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të shqyrtuar shkaqet e fillimit të hershëm të kancerit për lloje specifike të tij, si studimi ynë BCAN-RAY që po shikon mënyra të reja për të identifikuar gratë më të reja me rrezik më të lartë të kancerit të gjirit.

“Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rrezikun e kancerit, ka shumë mënyra për të ndihmuar në uljen e tij, si mospirja e duhanit, mbajtja e një diete të ekuilibruar, aktiviteti i rregullt fizik dhe qëndrimi i sigurt në diell.”

Burimi: The Guardian/ Përshtati për shendeti.com.al: Griselda Ozuni

 

 

 

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet