Shtohen rastet me kancer të mushkërisë tek të rejat

Në një tranzicion historik, kanceri i mushkërisë është më i përhapur tashmë tek të rejat se sa tek të rinjtë, ka zbuluar një studim i ri.

Lajmi i mirë, kanë zbuluar shkencëtarët, është se gjatë dy dekadave të fundit, numri i rasteve me kancer të mushkërisë përgjatë 35-54 vjeçarëve ka rënë. Por, kjo rënie është më e dukshme tek meshkujt, ndërsa që incidenca e sëmundjes është më e lartë tek gratë hispanike dhe pa ngjyrë, të lindura në mesin e viteve ’60.

Pyetja është: Përse ky shtim i rasteve me kancer të mushkërisë tek femrat?

“Incidenca e lartë tek femrat nuk shpjegohet plotësisht nga duhanpirja”, thotë dr. Ahmedin Jemal, nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Rreth 85% e rasteve me kancer të mushkërisë në SHBA lidhen me duhanpirjen, sipas Jemal. Prandaj është logjike të mendojmë që zakonet e duhanpirjes nuk janë të vetmet që kanë ndikuar në këtë shtim të rasteve të kancerit të mushkërisë tek femrat.

Llojet e kancerit të mushkërisë zakonisht janë të ndryshme nga meshkujt tek femrat. Një formë e quajtur adenokarcinoma është më e përhapur tek femrat – dhe rreziku për zhvillimin e këtij lloji kanceri zakonisht ulet më pak tek ish-duhanpirësit, krahasuar me format e tjera të sëmundjes.

Disa studime sugjerojnë se gratë janë më vulnerable biologjikisht ndaj efekteve dëmtuese të pirjes së duhanit.

Pavarësisht të gjitha shpjegimeve, mesazhi është i qartë: Hiqni dorë nga duhani sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: WebMD/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?