Shtohen shpresat për gjetjen e një kure për virusin HIV

Një pacient nga Britania është bërë “i pastër” nga HIV pas një transplanti të qelizave staminale – rasti i dytë deri tani që mendohet se është shëruar nga HIV.

Pacienti, i cili kishte vuajtur më parë edhe nga kanceri, ka dhënë shenja përmirësimi, pasi nuk ka marrë ilaçe të HIV për 18 muaj.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të thënë që pacienti është “kuruar” nga HIV. Megjithatë, ata thonë se kjo metodë e re mund të ndihmojë në gjetjen e një kure përfundimtare për HIV-in.

Burri nga Londra, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte diagnostikuar me HIV në vitin 2003 dhe me limfomë Hodgkin në vitin 2012.

Ai i është nënshtruar kimioterapisë për trajtimin e kancerit Hodgkin, dhe përveç kësaj, i janë implantuar qeliza staminale nga një dhurues rezistent, duke çuar në përmirësim të tij si nga kanceri ashtu edhe nga HIV.

Shkencëtarë nga Kolegji Universitar i Londrës, Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universitettet e Kembrixhit dhe Oksfordit, të gjithë janë përfshirë në këtë rast.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?