Shtyhet gjyqi për ‘Sterilizimin’, zbardhet kërkesa e ish-ministrit Ilir Beqaj

Është shtyrë seanca paraprake gjyqësore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë për dosjen e “Sterilizimit”.

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm në seancë, ku u shfaq i nervozuar mbasi ka kundërshtuar hetimet e SPAK.

Për herë të parë në sallë, ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Ish ministri kërkoi të bënte nje deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim per shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Gjykata i ka kujtuar Beqajt se procesi gjendet ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do ketë mundësi p shprehur në një moment të dytë.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 shtator. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis