Shtyhet vendimi për ‘sterilizimit’/ Avokati Manjani: Media të jetë në sallë, nuk ka gjyqe sekrete! Vetëm në Shqipëri bëhen këto pislliqe

Apeli i GJKKO ka vendosur të shtyjë vendimin për për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”. Gjykata Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në përfundim të seancës së caktoi datën 31 gusht për të shpallur vendimin por kërkesat e të pandehurve për një masë më të butë sigurie.

Gjatë përfundimit të seancës, avokati Ylli Manjani u shpreh se media duhet të jetë e pranishme në seancë, pasi ky gjyq nuk mund të jetë sekret.

“Gjykata është tërhequr për të marrë vendim. Do ju lutesha që në emëer të profesionalizimit, të stoponit lajmet me burime, nuk janë të vërteta janë fallco. Nuk është asgjë e vërtetë. Mos kontribuoni te drejtësia popullore, ka njerëz të përfshirë që mund të keqiformohen. Nuk ka gjyqe të mbyllura, vetëm Shqipëria i bën këto pislliqe. 

Për të lidhur një ngjarje me një person duhen fakte. 

Ato që thua ti se i ka SPAK, ne i kemi disa të tjera. Kemi pasur probleme me dokumentet, ishin sekret për avokatët. Unë nuk mund t’ju them më shumë se kaq. Media të jetë në sallë, nuk ka gjyqe sekrete. Nuk ka fakte konkrete”

Kujtojmë se në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

 

Burimi: Dosja.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni