Shuhet Dr. Thoma Kristo, një nga themeluesit e Pediatrisë shqiptare

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, profesori Thoma Kristo, mjeku i njohur i fëmijëve dhe pedagog i shquar në Fakultetin e Mjekësisë. Prof.Thoma Kristo, ka qenë ndër të parët themelues të pediatrisë shqiptare dhe të fakultetit të Mjekësisë.

Prof. Thoma Kristo u diplomua ne Budapest, Hungary me medalje ari.  Pas kthimit në Shqiperi filloi  punën si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe si shefi Pediatrisë deri në momentin e daljes në pension.

Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë.

Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribut ky që ka vazhduar deri në fund të jetës së tij.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet