Shuhet Hajrie Rondo

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, aktorja Hajrie Rondo pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Aktorja e filmave, kinemasë dhe teatrit njihet nga të gjithë brezat për rolet e saj brilante ku dha shpirtin dhe u shkri me personazhin.

Prej kohësh, zonja e madhe e artit shqiptar vuante nga një sëmundje nga e cila trajtohej, por pa mundur të fitojë betejën me të.

Aktorja e më shumë se 120 roleve, nga të cilët 40 në filma artistikë, doli për herë të fundit në skenë pak më shumë se një vit më parë në dramën “Tre Dhëndurët”.

Pikërisht pas interpretimit në këtë dramë, ajo u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në film dhe teatër, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e rinj të aktorëve.

Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro tek filmi “Një Vit i Gjatë”, Tana tek “Përrallë Nga e Kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e Kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin tek komedia “Gjithë Fajet i Ka Paraja”./ Top Channel

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit