Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (15 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj.

Ikja e mjekut nga kjo botë ndodhi pikërisht teksa ishte në krye të detyrës, duke dhënë frymën e fundit në shërbim të fëmijëve të sëmurë.

Lajmi është njoftuar edhe nga miqtë dhe të njohurit e tij në rrjetet sociale, teksa ndanin dhimbjen e thellë për këtë ikje të parakohëshme.

Nezaj ishte në krye të detyrës, në turnin e shërbimit të Rojës gjatë natës në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë. Shuarja e mjekut të njohur ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe bluzat e bardha të sistemit mjekësor në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë tereza” në Tiranë, që e cilëson një dhimbje të thellë humbjen e doktor Nezajt, duke theksuar se “ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit”.

“Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e QSUT.

Reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë tereza” për lajmin e hidhur:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet