Shuhet Ylli Popa, një nga pionierët e kardiologjisë shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare një nga pionierët e kardiologjisë shqiptare, Ylli Popa.

I lindur në Elbasan, Popa ishte një kardiologët më të famshëm në Shqipëri, akademik dhe një nga intelektualët më me influencë në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së akademik Popës, botës akademike shqiptare e më gjerë, si dhe miqve e kolegëve të tij.

“Pas një gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada” bën të ditur Akademia e Shkencave.

Shërbimi si mjek në rrjetin spitalor të vendit dhe mësimdhënia e kërkimi universitar janë dy shtylla paralele mbi të cilat u zhvillua veprimtaria shkencore dhe intelektuale e akademikut Ylli Popa.

Mësohet se ceremonia e Varrimit është sot në orën 17.00. Nisja nga shtëpia e tij: Adresa: Rr. Sami Frashëri, Pallati Nobis, Tiranë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë