Shumë qen rrugëve, zero tetanoz në spitale

Denisa Canameti

qeni

Pranë Poliklinikës Qendrore, Tiranë

Në rrugët e kryeqytetit, por jo vetëm, qentë e rrugës po kthehen në një problematikë shumë shqetësuese për qytetarët. Këta të fundit shprehen tejet të trembur, ndërsa kthehen me frikë nëpër shtëpi. Duket se qytetarët dhe qentë po mësojnë të bashkëjetojnë midis tyre. Nga kjo foto e shkrepur afër Poliklinikës Qendrore tregohet qartazi situata gati-gati absurde në rrugët e Tiranës.

Të kontaktuar nga gazeta “Shëndet+” mjekët infeksionistë shprehen se sigurisht që ekziston një rrezik jo i vogël i marrjes së ndonjë sëmundjeje nga kafshimi i qenve.

Në kushte të tilla, gazeta “Shëndet+” i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që ta shikojë këtë çështje me seriozitetin më të madh. Për më tepër që para disa javësh u denoncua mungesa e tetanozit në spitale, gjë që do të komplikonte akoma më shumë situatën në rast sulmi.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi