Si duhen trajtuar sëmundjet pulmonare (të mushkërive)?

Nga mjekja Entela Nako

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është shkaktare kryesore e sëmundshmërisë kronike dhe e vdekshmërisë në botë.

kolla dhe femijetSPOK është një sëmundje që karakterizohet nga ngushtimi i bronkeve që nuk është plotësisht reversibël (e kthyeshme). Ngushtimi i bronkeve është i vazhdueshem dhe shoqërohet më një përgjigje inflamatore jo normale të mushkërive ndaj grimcave dhe gazeve të dëmshme.

SPOK diagnostikohet vetëm kur kjo sëmundje është klinikisht e dukshme dhe mesatarisht e avancuar. Nga studimet është parë që SPOK-u është më i përhapur në vendet ku pirja e duhanit është e lartë.

Faktorët e riskut për SPOK-un

Faktorët e vetë organizmit

Genet (alfa 1 antitripsina), mbindjeshmëria e bronkeve

Faktorët e jashtëm

Pirja e duhanit, pluhurat dhe kimikatet profesionale, ,dotja e ajrit të ambienteve të mbyllura dhe të hapura, infeksionet

Shenjat e SPOK-ut

Kolla kronike dhe pështyma, marrja e frymës

Diagnoza e SPOK-ut

Bazohet në marrjen e të dhënave ndaj faktorëve të riskut dhe pranisë së ngushtimit të bronkeve që nuk është plotësisht reversibël, me ose pa praninë e shenjave të sëmundjes.

Pacientët që kanë kollë kronike dhe prodhim të pështymës me një histori të ekspozimit ndaj faktorëve të riskut duhet t’i nënshtrohen provave respiratore edhe nëse ato nuk kanë marrje fryme.

Parandalimi i SPOK-ut

Ndalimi i pirjes së duhanit.

Pakësimi i ekspozimit ndaj grimacave dhe kimikateve profesionale që shkaktojnë SPOK.

Pakësimi i ndotjes së ajrit në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Duhet theksuar se ndalimi i pirjes së duhanit është mënyra e vetme efektive dhe më e lirë në shumicën e njerëzve për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së SPOK-ut dhe ndalimin e përparimit te saj.

Trajtimi i rasteve të rënda  të SPOK-ut

Përkeqësimet  e simptomave të aparatit të frymëmarrjes (në rastin e SPOK-ut; rritja e vështirësisë së frymëmarrjes, shtimi i kollës, prania e sekrecioneve të verdha në gëlbazë, temperaturë e lartë, dhimbjet e gjoksit, dobësia trupore etj,) kërkojnë këshillim me mjekun për trajtimin e tyre.

Shkaqet më të zakonshme të një përkeqësimi janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe ndotja e ajrit.

Në rreth 1/3 e përkeqësimeve  nuk mund të zbulohet shkaku.

Bronkodilatatoret inhalatore, theofilina, dhe glukokortikoidet nga goja ose me injeksione janë mjekimet efikase në rastet e rënda të SPOK-ut.

Pacientët që paraqesin përkeqësime të SPOK-ut me shenja klinike të infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes mund të përfitojnë prej mjekimit me antibiotikë.

Marrja e oksigjenit me rrugë jo invazive në rastet e rënda akute përmirëson gazet e gjakut dhe pH, pakëson vdekshmërinë në spitale, pakëson nevojën për oksigjenim invaziv dhe intubimin e të sëmurit dhe shkurton kohën e qëndrimit në spital.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal