Kryefaqja Aktualitet Si duhet të kujdesemi në shtëpi për pacientët e infektuar me covid-19

Si duhet të kujdesemi në shtëpi për pacientët e infektuar me covid-19

0
Shpërndaje

Material permbledhes i pershtatur ne shqip nga Arjola Ustalli mjeke pneumologe qe punon ne Itali.

Duke pare dhe rastet e fundit ne Shqiperi, po sjell një manual për trajtimin e pacientëve pozitivë me COVID19 në shtëpi. Publikuar nga Simg (Shoqëria Italiane e Mjekësisë së Përgjithshme), së bashku me Institutin e Lartë të Shëndetit dhe Organizatën Botërore të Shëndetit.

1. Personi me infeksion të dyshuar ose të njohur COVID-19 duhet të qëndrojë larg anëtarëve të tjerë të familjes, nëse është e mundur, në një dhomë të vetme të ventiluar mirë dhe nuk duhet të ketë vizita.
2. Kush kujdeset për të duhet të jetë me shëndet të mirë dhe të mos ketë sëmundje që e rrezikojnë atë nëse infektohet.
3. Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në dhoma të tjera ose, nëse nuk është e mundur, të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metër nga personi i sëmurë dhe të flenë në një shtrat tjetër.
4. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbajnë një maskë kirurgjikale të pozicionuar me kujdes në fytyrë kur ndodheni në të njëjtën dhomë. Nëse maskë është e lagur ose e ndotur për shkak të sekrecioneve, është e nevojshme ta zëvendësoni menjëherë dhe t’i lani duart pasi ta keni hequr.
5. Duart duhet të lahen mirë me sapun dhe ujë ose me një solucion ​​hidro-alkoolik pas çdo kontakti me pacientin ose me ambientint perreth tij / saj, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të hani, pasi të përdorni banjën dhe sa herë që ju duken duart e ndotura.
6. Kush kujdeset për pacientin duhet të mbulojë gojën dhe hundën kur kollitet ose teshtin duke përdorur kartpiceta ose bërrylin, e me pas duhet të lajë duart.
7. Nëse nuk keni të disponueshme kartpiceta, lani piceta prej cope me sapun ose pastrues të zakonshëm me ujë.
8. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht sekrecione orale ose respiratore, feces dhe urinë duke përdorur doreza.
9. Përdorni kosh plehrash me pedale, duke vendosur 2 qese plastike brenda njera tjetres. Koshi duhet vendosur brenda dhomës së pacientit.Perdoreni për të hedhur doreza, shami, maska ​​dhe mbeturina të tjera.
10. Në rastin e izolimit në shtëpi, grumbullimi i diferencuar (qe perdoret shume ne vendet europiane) duhet të pezullohet për të shmangur grumbullimin e materialeve potencialisht të rrezikshme, ndaj te gjitha duhet të eliminohen në koshin e mbeturinave të padiferencuara.
11. Vendosni rrobat e ndotura në një qese, gjithmone duke mbajtur të veshura dorezat. Mos i shkundni rrobat e ndotura dhe mos shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën dhe veshjen.
12. Shmangni perdorimin e perbashket te furçave të dhëmbëve, cigareve, enëve të kuzhinës, peshqirëve, krevateve, etj.
13. Pastrimi dhe dezinfektimi ditor i sipërfaqeve të tilla si tavolinat e shtrati, apo bazat e krevateve dhe mobiljeve të tjera në dhomën e gjumit të pacientit, tualetet dhe sipërfaqet e banjës duhet te behet me një dezinfektues normal shtëpiak, ose me produkte klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5% klor aktiv ose me 70% alkool, perdorni doreza dhe veshje mbrojtëse (p.sh. një qese plastike te perdorur si veshje).
14. Përdorni maskën kur ndërroni çarçafet e shtratit të pacientit.
15. Lani rrobat, çarçafët, peshqirët, etj. të pacientit në lavatriçe në 60-90 ° C duke përdorur një detergjent normal ose me dorë me një detergjent normal dhe ujë, dhe thajini ato plotësisht.
16. Nëse një anëtar i familjes tregon simptomat e para të një infeksioni akut të frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje), kontaktoni mjekun, rojen mjekësore ose numrat rajonalë.
17. Shmangni transportin publik për të arritur spitalin; telefononi një ambulancë ose transportoni pacientin në një makinë private dhe, nëse është e mundur, hapni dritaret e automjetit.
18. I sëmuri duhet të veshë një maskë kirurgjikale për të shkuar në institucionin shëndetësor dhe të mbajë të paktën 1 metër distancë nga njerëzit e tjerë.
19. Çdo sipërfaqe e kontaminuar nga sekrecionet e frymëmarrjes ose lëngjet e trupit gjatë transportit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen duke përdorur një dezinfektues normal shtëpiak me produkte me bazë klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5% të klorit aktiv ose me 70% alkool.

Pneumologe
Itali.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here