Si duhet të ushqeheni gjatë shtatzanisë

Blerina Bombaj, dietologe

Përpiquni të përfshini të gjitha grupet e ushqimeve gjatë ditës për të marrë të gjithë nutrientët që ju nevojiten. Keni nevojë për 6-11 porcione drithëra, 2-4 fruta, 4 ose më shumë porcione zarzavate, 4 porcione bulmet dhe 3 proteina (mish, peshk, veze, fasule). Përdorni yndyrë bimore me karar.

grua shtatzene 1Zgjidhni ushqime të pasura në fibra bimore si drithërat e plotë (buka e zezë, orizi dhe makaronat integrale etj), frutat dhe zarzavatet.

Sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Konsultohuni me mjekun tuaj për nevojat në suplemente të tillë.

Konsumoni minimalisht 4 racione bulmet, si dhe ushqime të pasura në kalcium, si: bajamet, peshku me hala, spinaqi, majdanozi etj.

Zgjidhni të paktën 3 racione nga ushqimet e pasura në hekur, si: mishi i viçit ose qengjit, thjerrëzat, frutat e thara, spinaqi, gjethet e panxharit etj. Shoqërojini me zarzavate dhe fruta të pasura në vitaminë C si specat e kuq, domatja, brokoli, kivi.

Zgjidhni çdo ditë të paktën një burim të pasur të vitaminës C, si: specat, kivi, manaferrat, luleshtrydhet, brokoli, domatja etj.

Zgjidhni patjetër një burim të pasur të acidit folik çdo ditë si zarzavatet jeshile, fasulet, mishi i viçit dhe qiqrat. Acidi folik është një vitaminë me rol tepër të rëndësishëm në parandalimin e defekteve të tubit neural të embrionit, si spina bifida.

Zgjidhni një burim të mirë të vitaminës A, një ditë po – një ditë jo. Burime të tilla janë karrotat, kungujt e dimrit, patatet e ëmbla, kajsitë dhe gjethet e panxharit. Kujdes: vitamina A nuk duhet marrë më shumë seç duhet pasi teprica e saj lidhet me keqformime të fetusit. Për këtë arsye është mirë të evitoni ushqime, si: mëlçitë pasi janë më shumë seç duhet të pasura në vitaminë A.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale