Artan Haruni, Neuropediater
Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra.
Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdo lloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese, si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flesh drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes, si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës.
Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje. Mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.
Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1-2-orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë.


