Si mund të diagnostikohet diabeti i shtatzënisë?

Elton Peci, gjinekolog

Ka disa faktorë rreziku që rrisin mundësinë që një shtatzënë të zhvillojë diabet shtatzënie:

  • Kur BMI është > 30.
  • Kur keni lindur të të kaluarën një beb makrozom (pesha në lindje > 4000 – 4500 gr).
  • Kur keni kaluar diabet shtatzënie në shtatzëninë e kaluar.
  • Prirja familjare.

Testi apo analiza që përdoret për depistimin e diabetit të shtatzënisë është testi i tolerancës ndaj glukozës (oral glucose tolerance test – OGTT) që quhet ndryshe kurba e glicemisë. Ky test ofrohet në intervalin 24 – 28 javë moshë gestacionale. OGTT kryhet në mëngjes esëll dhe rekomandohet që nga mbrëmja mos të konsumohet ushqim deri sa të kryhen matjet e testit.

Mos humbisni:

Diabeti i shtatzënisë, rreziqet tek nëna dhe foshnja

Diabeti gjatë shtatzënisë, si ndikon tek bebi?

Ka disa lloje OGTT.

  • Testi me 50 gr, 75 gr dhe 100 gr glukozë. Më të përdorur janë ata me 50 gr dhe ato me 100 gr.
  • OGTT me 50 gr është ai që përdoret në fillim dhe është i aftë të depistojë 80% të rasteme me diabet gestacional.
  • OGTT me 100 gr është i aftë të depistojë 90% të rasteve me diabet gestacional.

OGTT me 50 gr:

  • Matet glicemia esëll.
  • Pacientja konsumon 50 gr glukozë.
  • Matet glicemia pas 60 min

Postime të ngjashme

Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual
Operacioni plastik në Turqi i merr jetën biznesmenes 50-vjeçare
“Profesioni im është thirrje, jo pozicion”- Ish-deputetja e PD emërohet drejtore e Spitalit të Elbasanit
Lyerja e shpeshtë e flokëve, a e rrit rrezikun e kancerit? Ja çfarë thotë studimi
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve
Për çfarë janë të mira karotat? Ja 5 përfitime që merrni në shëndet