Si mund të kuptojmë që tiroidet nuk po funksionojnë siç duhet (Video)


Nga Rolina Naço, dietologe

Disa nga simptomat më të shpeshta janë 
– këputje, lodhje
– takikardi
– shtim i peshës ose ulje e menjëhershme e peshës trupore brenda një kohe shumë të shkurtër
-fryrje , tretje jo e mirë dhe kapsllëk
– pak më të ndjeshëm nga i ftohti
Sigurisht më pas duhet të kontrollojmë funksionin e tij me një eko ose me analizë gjaku për të parë nivelin e TSH , T3, T4.
Dhe për personat që kanë mungesë jodi.
Ushqime të pasura në jod
1) kripa e detit duhet të jetë gjithmonë e joduar.
2)peshku dhe frutat e detit kanë një përmbajte të lartë në jod këshillohet të jenë 2- 3 herë në javë
Por duhet të shtohet përdorimi dhe i ushqimeve të pasura në magnez, të tilla janë
-frutat e thata (kasius përmbajnë më tepër, më pas farat e kungullit).
-perimet me ngjyrë jeshile (spinaqi, sallata jeshile).
Një kombinim që nuk duhet të bëni është të konsumoni peshkun me lakrat (lakër e kuqe, e bardhë, brokoli, lulelakër ) pasi në këtë rast pengohet përthithja e jodit!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?