Si mund të menaxhohet temperatura e fëmijëve në kushte shtëpie?

Nga Dr. Albert Lama për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Përsa i përket menaxhimit të temperaturës në kushte ambulatore ose shtëpie, fillimisht duhet ti rekomandohet që të përdorë një dozë paracetamoli, pra flasim për një temperaturë që është ë menaxhueshme në kushte shtepie (nën 39 gradë).

Nuk është vetëm temperatura ajo me të cilën ti do ta gjykosh fëmijën nëqoftëse është për tu paraqitur në urgjencë apo jo. Temperatura ka një variacion goxha të madh, psh kemi dhe statuse në  të cilat, temperatura në gjuhën mjekesore quhen frisone, pra kur bën një ngritje të menjëhershme. Në këto raste prindi nuk duhet të bëjë vëtë-trajtimin e tij në kushte shtëpie. Prindi duhet të paraqitet tek mjeku i familjes ose në urgjencë, për ta vlerësuar cfarë origjine ka ajo temperaturë. Nuk duhet prindërit të bëjnë vetë gjykimin  që është me grip dhe kaq. Fillimisht duhet të drejtohet fillimisht tek mjeku i familjes, dhe nëse gjykohet emergjencë për  një trajtim të mëtëjshëm, pacientët e vegjël drëjtohen në Urgjencë.

Çfarë rekomandime mund të jepni?

Ushqimi duhet të jetë me një dietë sa më të pasur me zarzavate e fruta, gjithmonë me ushqimet që i përkasin stinës. Nuk rekomandohet të përdoren gjëra të konservuara.

Për të parandaluar infeksionet nuk mund të bësh dicka specifike, pasi infeksionet virale janë infeksione aerogene.  Por shumë të rëndësishme janë respektimi i kushteve higjeno-sanitare dhe kushteve të përgjithshme të akomodimit për fëmijën e tij, siç janë: mbajtja e një tempërature ambient normale, as e lartë dhe as e ulët, sin ë shtëpi ashtu edhe në shkolla apo kopshte.

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO