Si mund të parandalojmë problemet e mishrave të dhëmbëve?

buzeqeshje dhembePërgjigjja nga mjeku Dorian Shehi:

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve më të përhapura janë perodontale. Një nga shkaqet kryesore të këtyre problemeve është higjiena e keqe e gojës. Nga higjiena e keqe e gojës krijohen ato pllakat, pra gurëzat, siç i kemi dëgjuar. Këto nuk janë gjë tjetër veçse mbeturina ushqimore të forcuara, të cilat në vetvete kanë dhe baktere. Këto dëmtojnë mishrat dhe kockën. Mishrat bëhen me gjak dhe dhëmbi mund të lëvizë. Një gjë e tillë nënkupton që të mos kemi probleme duhet të tregojmë kujdes me higjienën e gojës, duke larë dhëmbët rregullisht. Gjithashtu, duhet bërë një pastrim profesional tek dentisti.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni