Si mund të trajtohet koliti në mënyrë natyrale?

Përgatiti: E. B

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë. Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët. Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.
Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin.  Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi./elixirwanted.com

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh