Kryefaqja Box 5 Si mund të ulim temperaturën e lartë në kushte shtëpie?

Si mund të ulim temperaturën e lartë në kushte shtëpie?

0
Shpërndaje

Nga Daniela Burnazi

Temperaturë e lartë zakonisht konsiderohet të jetë 38 gradë ose më e lartë. Kjo nganjëherë quhet ethe. Shumë dukuri mund të shkaktojnë një temperaturë të lartë, por zakonisht temperatura shkaktohet kur trupi po lufton me një infeksion.

Në rast temperature mbi 38.2 gradë jepen medikamente për uljen e temeraturës, siç janë paracetamoli dhe mbi 38.5 gradë jepet ibuprofeni.

Duhet të respektoni harkun kohor kur i jepni medikamentet për uljen e temperaturës, sidomos tek fëmijët. Paracetamoli jepet në 4 orë, ndërsa ibuprofeni në 6 orë. Mos i jepni kurr dy medikamentet bashkë, por një herë njëri dhe pastaj tjetri, duke respektuar harkun kohor dhe në varësi të temperaturës.

Në rast se temperatura është 38 gradë (e poshtë) ju duhet të keni parasysh këto këshilla për të ulur temperaturën dhe për ta kontrolluar atë të mos ngrihet më shumë.

  • Ajrosni herë pas here dhomën.
  • Bëni banjo disa minuta me ujë të vakët. Temperaturë e ujit duhet të jetë 2-3 gradë më e ulët se temperatura e trupit.
  • Në rast temperature mbi 39 gradë, përdorni kompresa me ujë të ftohtë dhe/ose me uthull molle. Kompresat vendosen në ballë, tek kyçet e këmbëve dhe tek kyçet e duarve.
  • Mos mbani shumë rroba veshur.
  • Në rast se temperatura rritet mbi 39 gradë, vishni çorape të lagura me ujë, uthull molle ose raki.
  • Duhet matur temperatura herë pas here nëse këto metoda funksionojnë. Sigurisht dhe me përdorimin e medikamenteve që ulin temperaturën.

Nëse shikoni që temperatura nuk ulet, por ka tendencë të ngrihet duhet të shkoni patjetër tek mjeku.

/ shëndeti.com.al . Health

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here