Si mund t’ju vijë në ndihmë një pudër bebesh

Pundra nuk përdoret vetëm për të mbajtur të butë lëkurën e bebeve.  Njihuni me fushat ku gjen përdorim ky produkt:

baby puderPër flokë të yndyrshëm: shumica e shampove të thata përmbajnë niseshte prandaj dhe efekti që jep pudra është i njejtë. Aplikoni pak pudër në duar dhe më pas masazhoni skalpin e kokës. Yndyra e tepërt do të përthithet shumë shpejt.

Në një natë të nxehtë: mund të spruconi pak pudër tek çarçafët, në këtë mënyrë djersa do të thithet më lehtë dhe do të ndjeheni më të freskët.

Eliminoni njollat e vajit: nëse mbi bluzën tuaj ka rënë pak vaj, përpara se ta vendosni për të larë aplikoni pak pudër mbi njollën.

Aplikojeni mbi qerpikë: nëse doni qerpikë të gjatë dhe me volum aplikoni pak pudër mbi to para se të përdorni rimelin. Është tepër efektive.

Përdoreni për këmbët e djersitura: aplikoni një sasi të vogël pudre brenda këpucëve dhe në këtë mënyrë do të evitoni djersitjen e këmbëve.

Kur lani enët: vendosni pak pudër tek duart dhe më pas vishni dorezat. Duart do të qëndrojnë të buta./Marie Claire/ Elena Beta

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit