Si ndikojnë diabeti dhe hipertensioni tek sëmundjet ishemike të zemrës?

Anila Rexha, mjeke kardiologe pranë Qendrës Shëndetësore nr. 1

Një pacient me diabet është  një pacient me risk të lartë kardiovaskular. Vetë prania e diabetit e kategorizon atë në të sëmurët mjaft të riskuar.

Megjithatë kjo nuk është fort dëshpëruese nëse diabeti menxhohet dhe trajtohet mire si në drejtim të medikamenteve, ashtu dhe të stilit të jetesës dhe sigurisht nëse bëhen kontrollet periodike tek mjeku i familjes e ai specialist.

Pavarësisht statistikave, sëmundja koronare është mjaft e trajtueshme kur kapet në fazat e hershme të saj. Përveç parandalimit dhe menaxhimit të faktorëve të riskut, sot ekzistojnë edhe trajtime për fazën e rëndë të sëmundjes si andioplastika apo trajtimi kirurgjikal që është bajpasi.

Diabetikët hyjnë tek kategoria e të sëmurëve që kanë nevojë për kontrolle rutinë, sepse tek pjesa më e madhe e tyre sëmundja ishemike shfaqet me pak ose aspak simptoma. Shumë prej tyre bëjnë ishemi të heshtur, pra megjithëse mund të kenë prani të rëndësishme të sëmundjeve të gjakut, simptomat që ankon i sëmuri janë shumë të “varfra” dhe ndonjëherë edhe fare./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal