Si ndikojnë gurëzat në rënien e dhëmbëve

buzeqeshje dhembeGurëzat nuk shtrihen vetëm në sipërfaqe, por edhe në thellësi, duke krijuar probleme tek dhëmbët e duke u bërë shpesh shkak edhe për rënien e tyre

Ina Allkanjari

Një ndër problemet më madhore, por dhe që i kushtohet më pak rëndësi nga njerëzit, janë pikërisht dhëmbët. Vëmendja ndaj higjienës së gojës do të çonte në një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë, si dhe do të mundësonte një buzëqeshje të bukur. Stomatologu Enea Tona, ndërsa flet për gazetën “Shëndet+” thotë se një problem shëndetësor që prek dhëmbët, janë pikërisht gurëzat. Sado që gurëzat shihen thjesht si një çështje bukurie apo bardhësie, sipas mjekut, ato kanë më tepër rëndësi se kaq.

Si formohen gurëzat?

Gurëzat janë akumulimi i mbetjeve ushqimore, si dhe kalcifikimi i pllakës bakteriale, të cilat formohen pas vaktit ushqimor. Gurëzat nuk shtrihen vetëm në sipërfaqet që ne shohim, por në disa raste dhe në linjën gingivare. Ato nuk eliminohen dot nëpërmjet larjes së dhëmbëve, por kanë të nevojshëm pastrimin profesional nga mjeku stomatolog, procedurë kjo që emërtohet procedura e pastrimit të gurëzave.

Enea TonaÇfarë shkaktojnë gurëzat?

Pastrimi i gurëzave ka një rëndësi të veçantë, pasi ato shkaktojnë inflamim, gjakderdhje dhe tërheqje të gingivës (mishit të dhëmbëve), të cilat janë shumë të bezdisshme për njerëzit.

Gurëzat janë një ndër shkaktarët kryesorë në lëvizshmërinë e dhëmbëve dhe më pas në rënien e tyre. Për shkak të avancimit të ngadaltë të procesit të zhvendosjes së dhëmbit nga gingivat, njerëzit nuk shqetësohen për kujdesin dhe trajtimin e tyre.

Kush preket nga ky fenomen?                       

Gurëzat prekin të gjithë grupmoshat, por më të predispozuar janë personat, dhëmbët e të cilëve janë të keqpozicionuar. Ato mund të formohen në sipërfaqen e dhëmbëve, mbi mishin e dhëmbëve ose nën të.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim