Si ndikojnë rrezet e diellit (pranveror) në plakjen e parakohshme të lëkurës dhe si ta parandaloni

 

Për gazetën “Shëndet+”: Blerta Gjoni, dermatologe pranë Qendrës së Specialiteteve nr. 3, Tiranë

dr Blerta Gjoni1Lëkura me kalimin e viteve bëhet më e hollë dhe më pak elastike si rezultat i ndryshimeve të fibrave të kolagjenit dhe të elastinës, indi lidhës bëhet më i dobët duke dobësuar kështu dhe tonusin e lëkurës. Rol të rëndësishëm në plakjen e lëkurës dhe krijimin e rrudhave luajnë si faktorët e brendshëm (gjenet, sëmundje të ndryshme në organizëm që pasqyrohen në lëkurë) dhe faktorët e jashtëm dëmtues (ndotja, duhanpirja, rrezatimi në diell, ndryshimet e temperaturave etj).

Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakjen, do të arrijmë në përfundimin se 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80 % nga dielli. Pra dielli shkakton 80% plakje të parakohshme!

Plakja e parakohshme kryesisht paraqitet ne fytyrë, qafë dhe duar. Nëse e shikojmë nga aspekti klinik, shtresa e sipërme e lëkurës (stratum corneum) është më e trashë, lëkura është e thatë, shumë e rrudhosur me shenja të pigmentimeve të errëta.

Në të njëjtën kohë, lëkura humb elasticitetin dhe mban rrudha gjë që i japin lëkurës një pamje të verdhë. Rrudhat nuk janë problemi i vetëm; kontura e fytyrës ndërron, ngjyra nuk është homogjene (e njëjtë), njolla të zeza/kafe, tharja dhe ashpërsia e lëkurës janë disa nga problemet serioze.

Për të parandaluar plakjen para kohe nga dielli këshillojmë:

Përdorni krem kundër diellit çdo ditë: me siguri keni dëgjuar më parë: ekspozimi në diell është faktori nr.1 për plakje të parakohshme. Rrezet ultravjollcë degradojnë kolagjenin dhe elastinën, substanca që mbajnë lëkurën e butë dhe të njëtrajtshme.

Aplikoni krem kundër diellit mjaftueshëm: një shtresë shumë e hollë e faktorit (SPF) 15 është e barabartë me SPF 7.

Mos i besoni shumë makijazhit (kremit pudër) me faktor SPF: Gjasat janë që nuk do të përdorni mjaftueshëm për ta mbrojtur fytyrën.

Zgjidhni syze dielli me mbrojtje UV: syzet e mira e parandalojnë kataraktin (perden e syve), dhe degradimin e kolagjenit rreth syve që mund të shkaktojë plasaritje të shumta.

Shmangni vendet me tym: Nëse pini duhan, lëreni.  Ata që nuk e pinë duhet ta dinë që ekspozimi kronik në ambiente të tilla dëmton lëkurën. Tymi, sikurse dielli, e bombardon lëkurën me radikale të lira që e zbehin lëkurën, pakësojnë kolagjenin dhe ngadalësojnë vetitë shëruese. Për t’i luftuar këto, përdorni produkte që përmbajnë antioksidante, të cilat neutralizojnë radikalet e lira. Më të preferuarat janë Vitamina C, E, dhe retinol.

Ndaloni së ngacmuari lëkurën! Është vështirë t’i rezistohet një akne të sapodalë, mirëpo shenja që lë është arsyeja më e mirë për mos ta ngacmuar. Me plakje, shenjat do të duken si rrudha. Nëse shenja gjendet afër rrudhës, ajo do të thellohet.

Bëhuni të vetëdijshëm për lëvizjet e përsëritshme: Kur buzëqeshni, kur i rrudhni vetullat dhe kur bisedoni, fytyra juaj bën mijëra lëvizje në ditë. Do të ishte joreale sikur të ndalonit të shprehni emocion, mirëpo disa zakone mund të frenohen.

Pastroni fytyrën me acide alfa-hidroksi (AHA): Ato ju ndihmojnë për largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura për ta zbuluar shtresën e freskët. Acidet alfa-hidroksi i pastrojnë poret dhe bën që lëkura juaj të duket më e lëmuar.

Përdorni një krem kundër rrudhave (anti-aging) natën: Një krem i efektshëm preferohet të ketë retinoide, shembull: derivativë të vitaminës A. Retinoidet e stimulojnë lëkurën për ta ripërtëritë vetveten, duke i zbutur vijat e holla dhe duke i riparuar dëmet nga dielli. Në fillim mund të jenë pezmatuese, pra aplikoni më pak.

Mos i harroni pjesët tjera të trupit: Çfarëdo që bëni për fytyrë, duhet ta bëni edhe për qafën dhe duart. Këto janë vendet e para që tregojnë plakjen. Më së paku që mund të bëni, është ta hidratoni lëkurën. Një lëkurë e hidratuar duhet e shëndoshë dhe e butë.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele