Si ndikon duhanpirja në shfaqjen e kancerit?

Më shumë se 40 lëndë kimike që shkaktojnë kancer ndodhen në tymin e cigareve. Duhani përmban substanca kancerogjene të cilat ndikojnë në materialin gjenetik të qelizave të ADN-së, material i cili është rregullator i funksionit të duhur të tyre. Dëmtimet e ADN-së shkaktojnë shumëfishim/përhapje të pakontrolluar të qelizave, dhe për pasojë shfaqet kanceri. Duhanpirja e dëmton sistemin imunitar dhe mekanizmat mbrojtës bien.

Pasi është shfaqur kanceri, a ka më vlerë të lihet duhani?

Studimet tregojnë se lënia e duhanit përmirëson reagimin e organizmit ndaj terapisë, si për kimioterapinë ashtu edhe për radioterapinë, si dhe redukton efektet anësore ndërkohë që plagët kirurgjikale shërohen më lehtë. Gjithashtu, rreziku i rikthimit të kancerit dhe shfaqja e një forme kanceri tjetër në organizëm ulet.

Lënia e duhanit sigurisht është veprimi më i mirë që mund të bëhet për sa i përket parandalimit të kancerit. Nëse ju lini duhanin, në çdo lloj moshe, rreziku për shfaqjen e kancerit të mushkërive reduktohet vazhdimisht me kalimin e viteve.

Dhjetë vjet pas lënies së duhanit, rreziku i prekjes nga kanceri i mushkërive përgjysmohet.
Kurrë nuk është vonë…

Burimi: ISHP.gov.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara