Si ndikon gjumi tek fëmijët?

femiej 2 gjum

Dërgimi i fëmijëve në shtrat në një kohë të caktuar i jep prindërve kohë për veten e tyre, por një studim i ri tregon se një rutinë ndihmon edhe tek sjellja e fëmijëve.

Studjuesit nga University College London mblodhën të dhëna për orarin e gjumit të më shumë se 10 mijë fëmijëve të moshës 3, 5, dhe 7 vjeç gjatë një periudhe katër vjeçare, sëbashku me raportet rreth problemeve të sjelljes nga mamatë dhe mësueset e tyre.

Analiza tregoi një lidhje të qartë dhe statistikisht domethënëse mes orarit të gjumit dhe sjelljes së fëmijëve. Studjuesit thonë se gjumi i parregullt ndikon në sjelljen e tyre, duke ndërhyrë në ritmin natyror të trupave të tyre, dhe duke shkaktuar pagjumësi që ndikon në zhvillimin e trurit.

Problemet me sjelljen u përkeqësuan kur fëmijët filluan shkollën pa ndryshim në orarin e tyre të gjumit, por kishte përmirësime të dukshme nëse fëmijëve u ishte dhënë një orar i rregullt gjumi.

Ngaqë efektet e orarit të parregullt të gjumit duket se mund të riparohen, dhe zhvillimi në fëmijëri ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e mëvonshëm, autorja kryesore e studimit Yvonne Kelly sugjeron që rishikimi i orareve të gjumit të jetë një pjesë e rregullt e rutinës së kujdesit shëndetësor. Studimi është botuar në revistën Pediatrics .

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"