Kryefaqja Lajm kryesor Si ndikon i ftohti në shëndetin tuaj?

Si ndikon i ftohti në shëndetin tuaj?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sistemi juaj imunitar, lëkura, balanca dhe zemra mund të jenë të rrezikuara.

Me uljen e temperaturave gjatë stinës së dimrit, fillojnë të shtohen problemet shëndetësore të lidhura me motin. I ftohti sjell një sërë risqesh, sidomos në moshat e treta.

Ja disa nga mënyrat që i ftohti mund të ndikojë tek ju dhe çfarë duhet të bëni:

  • Sistemi imunitar

Gjatë muajve të dimrit, njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda dhe në kontakt të afërt me njëri – tjetrin, si në dyqane, qendra tregtare dhe restorante. Kjo bën që gripi, kolla dhe viruse të tjera të përhapen më kollaj.

Çfarë mund të bëni: Vaksionohuni kundër gripit, lajini duart shpesh me sapun apo dizinfektues duarsh dhe kollituni apo tështini në brendësi të bërrylit tuaj dhe jo në dorë.

  • Zemra

Moti i ftohtë vepron si tkurrës, duke tkurrur enët e gjakut. Kjo gjë rrit riskun për atake kardiake.

Çfarë mund të bëni: Vishuni trashë kur të dilni, me kapuç, doreza dhe një xhup të ngrohtë. Mos bëni veprime që mund të lodhin zemrën tuaj, si pastrimi i dëborës.

  • Balancimi

Akulli mund t’i bëjë rrugët të rrëshqitshme, duke ju vënë në risk për rrëzime dhe fraktura.

Çfarë mund të bëni: Shmangni sa të mundeni sipërfaqet e rrëshqitshme. Vishni këpucë që nuk rrëshqasin.

  • Lëkura

Ajri i thatë i dimrit largon lagështinë nga lëkura juaj.

Çfarë mund të bëni: Përdorni zbutës me bazë vajore që të shmanget avullimi. Lahuni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë.

  • Temperatura e trupit

Moshat më të mëdha janë në risk për hipoterminë, ku temperatura e trupit bie shumë.

Çfarë mund të bëni: Vishuni trashë nëse dilni jashtë, dhe tregohuni i vëmendshëm ndaj shenjave që ju tregojnë se trupi mund të mos jetë duke e përballuar mirë të ftohtin, si mpirje në qafë, duar e këmbë.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here